Venezuelë, Juan Guadio paralajmëron “amnisti” për Maduron

25.01.2019 11:23

Lideri i opozitës në Venezuela, ka thënë se do të shqyrtojë amnestinë për Nicolas Maduron....

Lideri i opozitës në Venezuela, ka thënë se do të shqyrtojë amnestinë për Nicolas Maduron nëse ai heq dorë nga pushteti.

Guadio –  që dje u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës, ka thënë se po kërkon nga të gjithë sektorët, përfshirë ushtrinë, që t’i jepet fund krizës.Maduro në anën tjetër ka shkëputur marrëdhëniet me SHBA-në dhe se për kohë të gjatë ka pasur përkrahjen e ushtrinë.

Ai ju ka dhënë ultimatum diplomatëve amerikanë që për 72 orë të largohen nga Venezuela.Bashkësia ndërkombëtare është e ndarë në dy krah sa u përket njohjes së Guadio si president. SHBA, Kanada si dhe Kosova e kanë përkrahur atë në krye të presidencës venezuelase.