Gjermani, policia konfiskon “Pikturat e Hitlerit”

25.01.2019 12:27

Tri piktura me bojëra uji që i atribuohen ish-udhëheqësit të nazistëve Adolf Hitler....

Tri piktura me bojëra uji që i atribuohen ish-udhëheqësit të nazistëve Adolf Hitler janë konfiskuar nga policia gjermane.

Punimet u morën në shtëpinë e ankandit të Kloss në Berlin, pasi kishte dyshime se janë të falsifikuara, thotë policia. Veprat e veçanta përshkruajnë një skenë malore, një lumë dhe një njeri të ulur nën një pemë. Ato u krijuan në fillim të shekullit të 20-të, ku Hitleri punoi si piktor në Mynih.

Ai ka pasur synime për t’u bërë artist para se të përfshihej në politikë, ndërsa më pas drejtoi Partinë Naziste ku edhe organizoi vrasjen e 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.