Tornado godet Antalian, 2 të vdekur, 11 të lënduar dhe 1 i zhdukur
Tornado që goditi kryeqytetin turistik të Turqisë, Antalian, la dy të vdekur, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar...

Tornado që goditi kryeqytetin turistik të Turqisë, Antalian, la dy të vdekur, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar, një person të zhdukur dhe të paktën 11 të tjerë të lënduar.
Një 40 vjeç, punonjës komunal, u lëndua rëndë dhe më vonë humbi jetën në spital. Ai u godit nga gjëra të rënda që stuhia kishte ngritur nga toka. 11 persona morën lëndime.
Një studente u zhduk në Kuzderesi në Kemer, njoftojnë autoritetet lokale. Studentja ka qenë në makinë me nënë e saj kur tornado e hodhi automjetin në lumin aty pranë.
Nëna mbijetoi, por 20-vjeçarja ende mungon. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për ta gjetur.
Tornada shkaktoi dëme të konsiderueshme jo vetëm në automjete, por edhe në tokat bujqësore dhe serrat në zonë.
