Maqedoni
Të premten protesta kundër ndotjes, Uzunov: duam zgjidhje më të mirë për ndotjen në Shkup
25.01.2019 16:03
Të shqetësuar nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit në kryeqendër, EKO aktivistët kanë ftuar për nesër qytetarët në protesta para kuvendit...

Njëri nga organizatorët, Kristian Uzunov, tha se autoritetet deri tani nuk kanë bërë sa duhet për të zgjidhur situatën alarmante me ndotjen e ajrit, prandaj me anë të protestës qytetarët do të luftojnë për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm.
“Ky problem është dashur të jetë i zgjidhur deri më tani, por, për fat të keq, autoritet, institucionet dhe të gjithë ata të cilët deri më tani rrinë ulur në ato karrige, provojnë të gjejnë se cilat janë arsyet kryesore të ndotjes. Ne kërkojmë një seancë urgjente të Qeverisë, përfshirjen e ekspertëve dhe organizatave civile në kontrollin e ndotësve më të mëdhenj, atyre ndotësve që kanë mbetur të paprekur deri tani. Ne kërkojmë që qeveria të ndalojë të ashtuquajturat masa që godasin vetëm xhepat e më të varfërve dhe të vazhdojnë të mos i ndalojnë ato masa afatshkurtra, si transporti i lirë vetëm për një ditë”,- deklaroi organizatori i protestës, Kristian Uzunov.
Një ndër kërkesat e protestës është vendosja e filtrave ekologjikë nga kompanitë që e ndotin ajrin e kryeqendrës.
GYLTENE SINANI
