Futboll
Beshiktashi barazon, por BA “DEH” Arsenalin, Napoli është vetëm Higuain, Bilbao ndihet favorite, Leverkusen, Salcburg dhe Steaua bëjnë detyrën
20.08.2014 17:38
Ndeshja e parë “play-off” mes Napolit dhe Atletik Bilbaos në stadiumin “San Paolo ka përfunduar në barazim 1-1”...

Ndeshja e parë “play-off” mes Napolit dhe Atletik Bilbaos në stadiumin “San Paolo ka përfunduar në barazim 1-1”, një rezultat që ia shton edhe më shumë vështirësitë skuadrës së Rafael Benitezit, në pritje të kthimit në “San Mames”.
Edhe pse pritej që të ishte një sfidë e luftuar, Napoli, që u zgjua vetëm pas barazimit, humbi dy raste të pastra në fund, të cilat mund t’i dhuronin fitoren, prandaj në Bilbao nevojitet me çdo kusht fitorja, ndonëse do të mjaftonte edhe një barazim 2-2 ose me më shumë gola.
Përballja ndërmjet Besiktasit dhe Arsenalit, e zhvilluar në Stamboll në kuadër të play-off-it të Ligës së Kampionëve, ka përfunduar baras 0:0.
Ekipi turk ka pasur disa raste të sigurta për gol, nëpërmjet Demba Ba’s, në pjesën e parë dhe të dytë, por nuk arriti t’i konvertoj në gol. Kurse, edhe skuadra e Arsen Wengerit ka pasur disa raste për gol, por nuk ishin të saktë.
Leverkuseni ka fituar me rezultatin 3 – 2 takimin në fushën e Kopenhagenit. Salzburgu ka mundur me rezultatin 2 – 1 Malmon, ndërsa Steaua ka barazuar pa gola me Ludogoretsin.
Sot do të luhen 5 ndeshje të tjera të fazës “Play Off”. Në MTV2 do të ndiqni takimin më të bukur, si çdo të mërkurë Maribor - Selltik.
