Maqedoni
Samiti në Davos, Bekteshi: e-tregtia nxit sipërmarrësinë
25.01.2019 17:16
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, që merr pjesë në Samitin Botëror Ekonomik në Davos...

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, që merr pjesë në Samitin Botëror Ekonomik në Davos, mori pjesë në takimin ministror për tregti elektronike, ku Maqedonia, si anëtare e organizatës, merr pjesë në mënyrë aktive në avancimin e rregullave për tregti ndërkombëtare.
Gjatë takimit, ministri Bekteshi ka theksuar se për shtete të vogla siç është Maqedonia, tregtia elektronike dukshëm ndikon në nxitjen e sipërmarrësisë, me ç’rast zvogëlon joefikasitetin dhe rrit zhvillimin ekonomik.
“Kjo është shumë me rëndësi për kompanitë e Maqedonisë, marrë parasysh që edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë hapësirë më të madhe për të tregtuar me kompanitë evropiane, por dhe ato globale, por njëkohësisht Maqedonia do t’u bashkohet edhe vendeve më të zhvilluara sa i përket tregtisë elektronike. Më gëzon fakti që ne si shtet jemi të parët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët e përkrahim këtë iniciativë dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet që t’i fillojmë negociatat direkte me Organizatën tregtare ndërkombëtare, si mundësi që Maqedonia të bëhet pjesë me normative e saj dhe ndërmarrjet tona të shfrytëzojnë këtë mekanizëm”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
