Timonie: Vazhdoni zbatimin e agjendës së reformave, Osmani: Po hapen mundësitë për anëtarësim
Franca përkrah zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin e Maqedonisë në BE....

Franca përkrah zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe është e gatshme të japë kontributin e saj në përgatitjen e vendit gjatë këtij procesi.
“Jemi shumë kërkues në këtë drejtim, pasi nuk duam të importojmë problem në BE”,- thotë ambasadori francez, Kristijan Timonie.
Sipas tij, ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare është çështje e brendshme, por Franca preferon që Maqedonia të koncentrohet në zbatimin e agjendës reformuese.
“Kjo është çështje e brendshme. Me rëndësi është që të vazhdohet zbatimi i agjendës së reformave dhe ky zbatim të jetë në frymën e konsensusit kombëtar, pasi ideja evropiane është ide që bashkon, ide që transformon shoqërinë dhe ide e respektit të ndërsjellë mes bashkësive të ndryshme. Deputetët tanë që janë sot në këtë seminar do të përcjellin përparimin, që ka shënuar Maqedonia në rrugën drejt BE-së, por njëkohësisht duhet t’u sqarojnë qytetarëve francezë se reformat vazhdojnë dhe se bukë duan që në BE të futen problem shtesë, pasi me anëtarësimin në BE, Maqedonia do të ketë përgjegjësi që të jetë shpresëdhënëse”,- deklaroi ambasadori i Francës, Kristijan Timonie.
Sipas Osmanit, vendi fillon me përgatitjen e strukturave vendore për t’u ballafaquar me sfidat e reja gjatë negociatave për aderim në BE.
“Tani hapen sfidat, por hapen edhe mundësitë tona si shtet për anëtarësim me çka e çmojmë këtë vlerësim të ambasadës franceze dhe të këshilltarit Francës i cili është vendosur në Sekretariatin për Çështje Evropiane i deleguar nga qeveria franceze që të organizojmë këtë punëtori me pjesëmarrje të ekspertëve të kësaj fushe nga qeveria franceze, nga qeveria e Estonisë, por me rëndësi është se këtu kemi sot edhe dy deputetë të parlamentit francez të cilët kanë ndikim të madh në vendimmarrjen politike sa i takon mbështetjes që Franca do t’ia japë perspektivës së Maqedonisë për anëtarësim në BE”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.
Komentet u bënë pas punëtorisë në temë “Grupi punues administrativ dhe ministror për koordinim dhe për negociata evropiane: receta për sukses”, në organizim të përbashkët të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
