Maqedoni

Së shpejti fillon pagesa elektronike në autostrada

25.01.2019 18:59

Nëpër pikat pagesore rrugore për 20 ditë qytetarët do të munden të paguajnë përmes kartelave elektronike të ashtuquajtura kartela “smart”...

Në fillim pagesa do mund të bëhet edhe me para në dorë edhe në mënyrë elektronike.
 
Pas test periudhës, të gjithë, edhe udhëtarët e vendit edhe të huajt patjetër do duhet të kenë kartela smart. Ato do të ndahen falas, ndërsa do të mbushen me para në të gjitha pikat pagesore, nëpër pompa të benzinës, nëpër vendkalimet kufitare dhe online. 
 
“Në pikat pagesore në Ramanli, Sopot, Otovicë, Petrovec dhe Milladinovc, mendoj se do mundet për 15 ditë, ndërsa kur thatë nga Tabanovci në Gjevgjeli për një muaj, do të duhet të presim një muaj e gjysmë të përfundojë ndërtimi i pikës pagesore në Gradsko”- tha drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Zoran Kitanov.
 
“Dua të theksoj se investimi është 18.6 milionë euro dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në këtë objekt i njëjti do të vihet në funksion, gjegjësisht do të vihen në funksion pikat pagesore elektronike përgjatë Korridorit 10”,- theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.