Botë

Katër të vdekur në Alpet e Italisë

25.01.2019 20:05

Katër persona janë vrarë nga një aksident që ndodhi mbi Alpet italiane...

Po ashtu thuhet se  edhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë nga aksidenti
 
Në këtë aksident të përfshirë ishin një helikopter dhe një aeroplan i vogël të cilët u përplasen më njëri-tjetrin.
 
Sipas Reuters mediat italiane thonë se aksidenti ndodhi në afërsi të akullnajës Rutor në Luginën e Aostave, rreth 80 km në veri-perëndim të qytetit të Torinos.