Maqedoni
Parashikimi i motit
26.01.2019 12:05
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm, në pjesët lindore dhe jugore të vendit do të ketë reshje të borës me intensitet të ulët. Ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të ketë reshjet të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo ditore prej minus dy deri në tre gradë.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, të ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus dy, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në një gradë.
Nesër pritet mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Një valë e re e lagështisë vjen nga e hëna, por në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të jenë me shi.
