Maqedoni
A do të ketë zgjedhje të parakohëshme? LSDM: Vendimin do a sjellë këshilli ekzekutiv
26.01.2019 12:16
Këshilli qëndror i LSDM-së ia ka lënë këshillit ekzekutiv që të vendosë nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohëshme parlamentare....

Në mbledhjen e mbrëmshme të këshillit qëndror partiak nuk arriti lideri I kësaj partie, kryemisnitri Zoran Zaev, pasi aeroplani me të cilin ai po kthehej nga Davosi u detyrua të ateronte në Sofje, pasi aeroporti I Shkupit pati nderprerë fluturimet dhe aterimet për shkak të rreshjeve të mësha të borës.
Vendimi final për zgjedhje të parakohshme pritet të merret gjatë javës që vjen deklaroi sekretari I partisë Aleksandar Kiracoski, sipas të cilit në mbledhje u paraqitën vlerësime të ndryshme. Në këtë mbledhje poashtu u vendos që të fillojë procdura për zgjedhjet presidenciale.
Kandidati i kësaj partie do të bëhet publik në kongresin e partisë më 3 mars. Poashtu kjo parti do të garojë edhe në zgjehdjet lokale në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë, në zgjehdjet që do të mbahen sëbashku me zgjehdjet presidenciale.
