Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM po friksohet nga zgjedhjet

26.01.2019 12:31

Pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit Qendror të LSDM-së ka reaguar VMRO-DPMNE-ja...

Pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit Qendror të LSDM-së ka reaguar VMRO-DPMNE-ja opozitare e ka vlerësuar se drejtuesit e LSDM-së po frikësohen dhe nuk kanë guxim të sprovohen sërish para votuesve.
 
“Ata e dinë se njerëzit nuk do të durojnë krimin dhe paaftësinë e tyre dhe prandaj kanë shmangur vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zoran Zaev duhet të zgjedhë ndërmjet interesave të popullit dhe shtetit, nga njëra anë dhe interesave të kartelit kriminal nga ana tjetër”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.