Botë
Brazil, shembet diga, 300 të zhdukur
26.01.2019 12:55
Më shumë se 300 persona raportohen të zhdukur pas shembjes së një dige në një minierë hekuri në provincën Romey Zema të brazilit....

Shembja e pendës gjigande të ngritur në hyrje të një miniere hekuri shkaktoi një llum balte që zuri poshte qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty afër. Autoritetet lokale thanë se nuk ka shumë shanse që të gjenden persona të gjalle mes të zhdukurve ndërsa nëntë persona deri më tani janë konfirmuar të vdekur.
Diga gjigande administrohej nga kompania braziliane Vale. Raste të tilla tragjedish në Brazil sidomos në miniere janë të shpeshta. Para tre vitesh një tjetër digë e madhe në provincën Mariana la të vdekur 19 persona.
