Maqedoni
Prania e fruthit në kopshtet e fëmijëve, mjekët: Prindërit duhet ti vakcinojnë fëmijët
26.01.2019 15:03
Infektimi me fruth I fëmijëve akoma është çështje brengosëse....

Po thuaj çdo ditë komptetntët bëjnë regjistrimin e rasteve të reja të infektuarve nga morbilet. Kjo përveç që po I shqetëson prindërit, shqtëson dhe ngre nivelin e kujdesit edhe të kopshteve për të cilat po I rrespektojnë të gjitha rekomandimet e dala nga insitutucionet shëndetësore. Drejtoresha e kopshti të fëmijëve Fidani, Rabije Loku për TVM2 thotë se përshkak që punojnë me fëmijët, masat për ti mbrojtur të njejtit janë të përditshme në këtë insitucion.
"Ne si institucion bëjmë pastrimin gjeneral të gjithë objektit , dezifektimin e lodrave bëjmë si dhe larjen e carçafëve të fëmijëve . Ne si isntitucion kemi njohuri që fëmijët e tyre kanë qenë të sëmurë ashtu qe grupi i edukatoreve ku qëndrojnë fëmijët nuk i pranojnë pa vërtetimin e mjekut. Si instutucion e bëjmë një hulumtim të atillë … Vitin e parë fëmijët të cilët vijnë në kopësht derisa të fitojnë imunitet sëmuren më shpesh. Ndërsa fëmijët që fillojnë në kopsht si foshnje prej në fillim, gjatë 6 muajve të para kane imunitetin e dobët, megjithëse adoptimi që nga mosha e hershme I bën të njejtit me imunitet më të forte dhe ata fëmijë sëmuren shumë më rrallë dhe janë më të rregullt në çerdhe", tha Rabije Loku, drejtoreshë e çerdhes “Fidani”.
Vakcina kundër fruthit tek fëmijët jepet që në moshën 1 vjeçe, megjithatë mundësia për tu infektuar me të nejjtin ekziston sërish. Mjekja Sabina Smailoviq Hamiti për TVM2 fton të gjithë prindërit që të mos hamenden dhe ti rrespektojnë thirjet për ti rivakcinuar fëmijët si preventive kundër infektimit me morbile.
"Tani shumë fëmijë po vakcinohen për shkak situatës me epideminë.. Mund të them që brenda ditës rreth 40 fëmijë pranojnë vakcinën kunder fruthit morbili. Është shumë me rëndësi që fëmijët të vakcinohen sepse është mbrojtëse ndërsa mundël të them se të gjithë të prekur nga epidemia morbili kanë qenë fëmijët të pavakcionuar . po teoritikisht edhe fëmijë të cilët janë të vakcionuar mundë të sëmuren nga fruthi por keta fëmijë mundë te tejkalon shumë më lehtë. Por në këtë situateë që tani jemi nese një fëmijë është vaksionuar, nuk mundë të sëmurët nga fruthi", tha Sabina Smailoviq-Hamiti, mjeke.
Vaksinimi jo vetëm kundër fruthit por edhe kundër viruseve sezonale është tejet I nevojshëm, thotë mjeku I përgjithshëm Sedat Lumani.
"Sëmundjet virale në përgjithësi nuk egziston ilaq adekuat për viruset edhe gripi edhe fruthi edhe lija janë sëmundje të shkaktuara prej viruseve. Parandalimi I tyre I vetëm është vaksinimi , rritja e imunitetit kundër asaj sëmundje të izolohen njerëzit e sëmutë që mos të kenë kontaktë me njerëzit e shëndoshë", tha Sedat Lumani, mjek.
Shkollat, cerdhet, vendbanimet kolektive janë vendet ku bëhet shpërndarja dhe infektimi me shpejtësi I organizmit të njejriut qoft I moshës fëmijërore apo I aaj madhore, andaj mjekët rekomandojnë që të rrespektohen me vëmendje masat e përgjithshme për mbrojtje siç janë ikja e kontaktit me persona te semure, larja e shpeshte e duarve, personat e semure patjeter duhet te mjekohen ne shtepi,me qellim te pengimit te perhapjes se infeksionit.
REJHANE BUSHI METAJ
