Ekonomi

Zaev: Paga mesatare së shpejti 500 euro; VMRO-DPMNE: Në të gjitha sferat qytetarët më të varfër

26.01.2019 16:07

Kryeministri Zaev së bashku me zv/kryeministrin për çështje ekonomike kanë promovuar politikat ekonomike....

Kryeministri Zaev së bashku me zv/kryeministrin për çështje ekonomike kanë promovuar politikat ekonomike, siç u tha në të mirë të standartit jetësor të qytetarëve, ku theksuan se paga mesatare në vend ka arritë në 400 euro, dhe se së shpejti do të kalon në 500 euro. 
 
“E kemi rritur pagën minimale mbi 12 mijë denar, ajo ishte një udhërrëfyes i mirë për rritjen e pagave, dhe sot kemi arritë në pagën mesatare e cila është për 1600 denarë më e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Tash paga mesatare është 24.548 denarë, ndërsa në të kaluarën ishte 22.889. Kjo tregon se kemi arritë që paga mesatare të jetë 400 euro, dhe mund tju premtoj se pagamesatare në vend do të jetë edhe deri në 500 euro, sepse këtë vitë do të bëjmë edhe një rritje të pagës mesatare. Poashtu e kemi rritur edhe ndihmën sociale jo për 10 apo 20 për qind siq ka qenë në të kaluarën, por për 300 për qind, dhe e njëjta tash do të jetë 11.770 denarë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.   
 
“Kemi treguar se dimë se cka është ekonomia, ku kemi biseduar për tre punë thelbësore, një shteti të mundëson vendosjen dhe funksionimin e së drejtës, e dyta të mundëson ndërtimin e një shteti stabil dhe klimë të përshtatshme për investitorët qëfshin të huaj apo vendor, dhe  shteti ta ndihmon ekonominë. Këto janë masa të cilat janë zbatuar, por tani me marrëveshjen e prespës ku Maqedonia sigurishtë do të jetë pjesë e NATO-së, mundësit për zhvillim ekonomik janë edhe më të mëdha”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër.
 
Por VMRO-DPMNE ka kritikuar politikat e kësaj Qeverie, e cila sipas sajë në të gjitha sferat e jetës qytetarët janë më të varfur sesa viteve të kaluara, ndërsa funksionerët e Qeverisë po pasurohen, ku rast më konkret e potencuan uljen e pensioneve për 400 denarë. 
 
“Skandaloze është ajo kurë në të njëjtën kohë kurë nga Qeveria po propozohen rritje të pagave të zv/kryeministrave dhe disa kryetarëve të Komunave, Qeveria propozon ulje të pensioneve. Kjo ulje të pensioneve do të ndikon fuqishëm tek 310 mijë familje, dhe me këtë pensionistët po i shëndërojnë në raste sociale. Premtuan rritje të pagave dhe pensioneve, por nga gënjyen. Mjete ka në buxhetin e shtetit por atop o përfundojnë në xhepat e funksionerëve dhe jetën e tyre luksoze”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE-së.
 
Ndërkohë në shtip sindikalistët kanë protestuar me moton rrogë dinjitoze dhe vende të sigurta të punës. Të punësuarit në arsim dhe nënpunësit adminsitrativ kërkuan përmirësimin e statusit social, pasi siças tyre paga prej 23 mijë denarësh nuk u mundëson jetë dinjotoze.
 
FITIM KRYEZIU