Maqedoni

LSDM: Këshilli ekzekutiv vendosë për zgjedhje; VMRO-DPMNE: LSDM po friksohet nga zgjedhjet

26.01.2019 16:17

Kryesia Qendrore e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë ia ka lënë këshillit ekzekutiv...

Kryesia Qendrore e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë ia ka lënë këshillit ekzekutiv të partisë që të vendosë nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Nga LSDM pohojnë se janë duke I analizuar të gjitha rrethanat, dhe do të shihen të gjitha mundësit se a është e mundur që Maqedonia dhe qytetarët e sajë të mos pësojnë nga këto procese të brendshme
 
“Kryesia Qendrore e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë I ka sjellë vendimit si në vijim: Që ti fillon procedurat për zgjedhjet e kandidatit për zgjedhjet presidenciale, e cila do të kompletohet në kongresin e 23-të të partisë me 3.MARS 2019. Kemi sjellë vendim për zgjedhjet e kandidatëve për tre komunat ku do të shkohet në zgjedhje. Kryesia Qendrore e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë e ka autorizuar që kryesia më e lartë e partisë që ta sjellin vendimin se a duhet të shkohet në zgjedhje parlamentare së bashku me ato presidenciale, dhe ky vendim pritet të miret gjatë javës së ardhëshme”, tha Aleksandar Kiracovski, Sekretar i LSDM-së.
 
Nga VMRO-DPMNE këtë vendim të LSDM e kanë quajtur si frikë për tu përballë me qytetarët. Zëdhënësi I kësaj partie Naum Stoilkovski, nga selia e kësaj partie edhe njëher ka thekësuar se VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje çofshin parlamentare apo presidenciale, por sipas VMRO-DPMNE ka dyshime të bazuara në fakte se LSDM nuk do të pranon të shkon në dy palë zgjedhje, sepse po planifikon vjedhje massive të realizohet në zgjedhjet presidenciale. 
 
“Nëse nuk shpallen zgjedhje parlamentare, LSDM seriozishtë është duke u përgatitur për vjedhje masive të zgjedhjeve presidenciale. Zgjedhjet Parlamentare janë zgjidhja e vetme për Republikën e Maqedonisë, e cila gjatë udhëheqsjes së LSDM-së dhe Zoran Zaevit është mbuluar në zi, sepse është e rrethuar nga grupet kriminale gjithandej në të gjitha sferat sin ë ekonomi, në shëndetësi, cështja e siguris etj. Prandaj populli nuk ka ndërmend më tepër ta duron këtë politik të diskriminimit, dhe varfërisë”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Edhe opozita shqiptare është pro zgjedhjebe, derisa BDI pret vendimin e partnerëve të koalicionit qeveritar.
 
FITIM KRYEZIU