Maqedoni

Ndotja e ajrit, qytetarët: Të merren masa urgjente

26.01.2019 16:59

Me mbishkirme "Katër persona në ditë vdesin duke pritur ajër të pastër”....

Me mbishkirme "Katër persona në ditë vdesin duke pritur ajër të pastër”, “Stop helmimit të fëmijëve tanë”, disa qytetarë para Kuvendit protestuan kundër ndotjes së lartë të ajrit në Shkup. Ata kërkuan që institucionet të ndërmarrin masa të urgjente pasiqë gjendja me ndodjen e ajrit është alarmante.
 
"Menjëherë duhet të zgjidhen problemet, para ka vetëm dëshira mungon"...
 
"Dueht të gjithë të dalim, gjith Shkupi, e gjithë maqedonia dhe le të shohim se si do ta zgjidhin dhe jo vetëm të marrin paga të majme"...
 
"Tani kemi tre qytete të ndotura, kjo mund të zgjërohet më shumë"...
 
"Nuk është ky numër i madh i qytetarëve që kanë dalur, pra duhet të dalin më shumë që do të dëshmonte se jemi të vetëdijshëm për ndotësit"...
 
"Jemi të vetëdijshëm se amvisëritë dhe veturat nuk janë ndotësit kryesorë dhe nxitës të kësaj gjendje. Po brengosemi për ardhmërinë për fëmijët tanë", thanë qytetarët.
 
Nga  Iniciativa “Shoqëria kancerogjene" që organizuan protestën kërkojnë masa afatshkurte dhe afat gjate me ndotësit e mëdhenj sepse sipas tyre nuk janë vetëm veturat ndotës të ajrit.
 
"Nuk mundet që 20 vite të kërkojnë se kush e ndot qytetin. Gjenja po shkon nga keq e me keq. Në qoftë se nuk mund ti gjejnë ndotësit e mëdhej ne do t’i marrim për dore dhe do tua tregojmë. Nuk janë vetëm automjetet ndotës, dhe nëse janë le ta zgjidhin por jo me parkingjet sepse ky popull nuk ka para të paguaj ndërkaq ndotësit e mëdhej të lihen të bëjnë atë që po bëjnë", tha Kristian Uzunov nga iniciativa “Shoqëria Kancerogjene".
 
Ndryshe, Shkupi, Tetova dhe Manastiri gjatë dimrit janë radhitur si qytete me ndotje enorme të ajrit në rang botëror.
 
NAIM RAMADANI