Botë

Indonezi, 68 të vdekur nga vërshimet

26.01.2019 18:53

Të paktën 68 persona kanë mbetur të vdekur dhe mijëra të tjera janë detyruar të braktisin shtëpitë pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut në ishullin Sulaëesi të Indonezisë....

Rreth 6,700 banorë në 14 zona janë evakuuar dhe tani po jetojnë në strehimore, shkolla tenda apo xhami. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të hyjnë në zonat e bllokuara. Gjashtë banorë janë deklaruar të humbur.
 
"Shumë nga të evakuuarit janë kthyer në shtëpitë e tyre për të pastruar, pasi ka rënë intensiteti i reshjeve”, noftuan nga Agjencioni i kastastrofave natyrore. Zona Gowa ishte më e shkatërruara nga vërshimi, me total 45 persona të vdekur. Qeveria lokale ka vendosur kuzhina popullore dhe ekipe mjekësore emergjente për të ndihmuar njerëzit e prekur nga kjo krizë.