Botë

KS i OKB-së do të diskuton krizën në Venezuelë

26.01.2019 19:29

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara, pritet të diskutojë për krizën politike në Venezuelë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një seancë emergjente në Nju Jork....

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe dhe ministri i Jashtëm i Venezueelës Jorge Arreaya, pritet të marin pjesë në seancë. Pompeo tha se kërkon nga shtetet tjera ta mbështesin Juan Guaidon, i cili ishte deklaruar president i vendit më 23 janar, kur qytetarët dolën në rrugët e Venezuelas për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Nikolas Maduro. Maduro ka thyer të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin dhe ka urdhëruar stafin diplomatik të SHBA-së të largohet deri më 27 janar.
 
Në një konferencë për media më 25 janar, Guaido ka kërkuar nga përkrahësit që të mbajnë edhe një protest masive javën e ardhshme. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian si dhe më shumë se gjysma e shteteve latino-amerikane si dhe Shqipëria, kanë shprehur përkrahjen ndaj opozitës. Liderët e Spanjës, Gjermanisë dhe Francës, kanë parlaajmëruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se duhet të organizojë zgjedhjet Brenda tetë ditësh – në të kundërtën do të përkrahin opozitën. Por Rusia, Irani, Turqia, Kuba, dhe Bolivia – kanë mbështetur Maduron.