Botë
Filipine, shpërthim në në katedrale, 20 të vdekur
27.01.2019 13:26
Dy bomba në një katedrale katolike në jug të Filipineve, kanë lënë të vrarë 20 persona si dhe dhjetëra të plagosur...

Eksplodimi i parë ndodhi gjatë meshës të së dielës, në kishën Jolo ku militantët islamikë janë mjaft aktivë.
Gjatë intervenimit të ushtarëve, një pajisje e dytë u gjet në një parking veturash. Sulmi vjen disa ditë pas votimit për autonomi të plotë në zonën me shumicë myslimane. Jolo ka qenë për një kohë të gjatë bazë për militantët. Shumica e viktimave janë civil. Ky sulm erdhi vetëm pak kohë pasi një grup islamist kishin kërkuar autonominë e rajonit të tyre.
