Maqedoni
Intervista Javore, Hajrullahi: Po hetohet kush përgjoi drejtësinë
27.01.2019 14:56
Kohë më parë u publikua skandali me përgjimet në prokurori dhe gjykata....

Kohë më parë u publikua skandali me përgjimet në prokurori dhe gjykata, kopetentët thanë se kanë nisur hetimet, por opinionit nuk i janë dhënë më shum detaje për këtë skandal. Mustafa Hajrullahi nga Prokuroria e lartë publike thot se lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetjen disa persona, përfshi edhe ish kryeprokurorin.
Këtë temë e trajton intervista e sontme javore në TVM-2 që do të emetohet menjëherë pas edicionit informativ.
“Ende nuk ka përfunduar ekpertiza dhe në bazë të njohurive që kam deri në këto momente janë marr në pyetje disa persona të cilat kanë qenë të kyçur në implementimin, instalimin e qendrës fikse në objektin e prokurorisë dhe çfarë do të dale nga ajo koha do të dëshmoi.BLIC Po në këtë drejtim në cilësin e dëshmitarit është marr në pyetje edhe ish kryeprokurori, në kohën kur e tij kur është instaluar sistemi i qendrës fikse.BLIC Telefonat e qendrës fikse nuk janë në përdorim prej momentit kur është publikuar skandalin e përgjimeve. Secili prokurorë që ka vendosur në bazë të Kodit Penal dhe në bazë të procedurës penale nuk ka përse të frikësohet të përdorin telefonat, ndërsa jam i sigurt se secili prokuror nga gjitha prokuroritë kanë vepruar për kualifikimet ose vendimet marr duka pasur parasysh ligjin për procedur penale dhe Kodin penal”, tha Mustafa Hajrullahi, shef i Prokurorisë së lartë publike-Shkup.
