Maqedoni
Mallverzim financiar në shtyllën e dytë, MPPS: 12 mijë personave pa sigurim pensional
27.01.2019 16:04
Pas analizës të detajuar finansiare të realizuara mbi sistemit pensional në Maqedoni....

Pas analizës të detajuar finansiare të realizuara mbi sistemit pensional në Maqedoni, Minsitria e Punës dhe politikës Sociale ka njoftuar për një skandal të rëndë finansiar, dhe një padrejtësi e cila është kryer ndaj 12 mijë qytetarëve, të cilëve nuk u janë paguar mjetet në shtyllën e dytë të pensionit, që ndikon në shumën e pensionit përfundimtarë pasi të njëjtit të pensionohen.
Siç sqaroi Ministreja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet e punëtorëve në Fondin Pesional, të njëjtat mjete nga ana e institucioneve të vendit gjatë qeverisjes së kaluar nuk janë paguar në drejtim të shtyllës së dytë pënsional, por janë mbajtur në shtyllën e pare. Për ta përmirësuar këtë padrejtësi ndaj qytetarëve Carovsk tha se Qeveria ka sjellur vendim që këto mjete tu paguaj, për çka janë ndarë rreth 19 milion euro nga buxheti i shtetit.
“Pas analizës finansiare të sistemit pensional, është hetuar një skandal finansiar, ku padrejtësishtë janë prekë plotë 12 mijë qytetarë të cilët punojnë dhe duhet të kenë të paguar kontributet për sigurimin pensional. Nga ky veprim secili prej këtyre 12 mijë qytetarëve, me pagë mesatare ka pësuar humbje në vlerë prej 400 mijë denarësh gjatë periudhës 2007-2018. Prandaj ne si Qeveri kemi marrë për obligim që nga buxheti i vendit të ndajmë 19 milion euro me qëllim që këtyre qytetarëve përveç se tju paguhen kontributet, të marrin edhe përfitimin e përpjestuar si puntorë të siguruar. Prandaj këto qytetar gjatë ditëve në vazhdim do të pranojnë letra nga institucionet pensionale, që kanë xhirollogari personale, dhe të mund që pensionet ti marrin në atë shumë sa është dashtë ta marrin”, tha Ministreja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.
Carovska sqaroi se pjesa më e madhe e këtyre padrejtësive janë kryer gjatë periudhës 2009-2010, ndërsa mosha e qytetarëve që janë prekur nga ky mallverzim finansiar janë qytetarë rreth të 40-tave. Carovska njëherit bëri të ditur se të gjitha dokumentacionet do të dorëzohen në gjykatë që ky rastë të zbardhet, dhe dikush të japë përgjegjësi.
“Ne si MPPS nuk jemi organ hetimor, por lëndën e kompletuar do ta dërgojmë deri tek prokuroria publike, me qëllim që të mësohet se ku kanë përfunduar këto mjete. Ndërsa në këtë mallverzim finansiar janë prekur edhe punëtorë të sektorit privat edhe atë shtetëror. Prandaj duke filluar që nga data 29 janar do të fillon pagesa e këtyre mjeteve, dhe qytetarët do të pranojnë letra, që do të tregon se mjetet janë paguar, dhe të njëjtat hynë në përpjestimin e përgjithëshëm të pensionit”, tha Carovska.
Sipas sajë në këtë system të mallverzimit finansiar janë të kyqyr disa institucione, duke filluar që nga Fondi Pensional, Agjensioni për Punësim dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
FITIM KRYEZIU
