Maqedoni
Dibër, qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara
27.01.2019 17:32
Në qytetin e Dibrës “Banjat e Dibrës-Capa” për qëllime humane ndërton objekt të një qendre ditore për personat me aftësi të kufizuara...

Aktivitete me fokus promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuara gjegjësisht për fëmijët me zhvillim të ngadalshëm mendor, në qytetin e Dibrës ndërtohet qendra ditore prej 400 metër katror sipërfaqe.
Për vullnetin e mirë humanitar këtë qendër e ndërton pronari i “Banjave të Dibrës Capa” Mexhit Capa i cili shpreh se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e qendrës ditore si dhe personelin që do të angazhohen në këtë qendër, që brenda një viti planifikohen se mund të bëhen rreth 100 mijë euro shpenzime.
"Duke e parë në dibërqe në kohën e fundit shume femijë vuajnë nga ajo sëmundje d.m.th me zhvillimim të ngadalshëm e pash të arsyeshme që edhe në Dibër të ndërtojmë një object rreth 400 metër katror që llogaritet ndër ma të mëdhenjtë në Maqedoni. Ky objekt do të jetë prej Banjave të Dibrës, do të jetë falas ku edhe njerëzit që do të punojnë me këto nxënës do të jenë në patronazhin e “Banjave të Dibrës Capa”", tha Mexhit Capa.
Qëndra ditore për Personat me aftësi të kufizuara do të bëjë përpjekje që ata të jenë të vlefshëm për veten, për familjet e tyre si dhe për komunitetin ku bëjnë pjesë.
ATLI DEMA
