Maqedoni

VMRO-DPMNE: Nismë për shpërbërjen e kuvendit

27.01.2019 17:51

Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së që do të kërkojë shpëbërjen e parlamentit...

Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së që do të kërkojë shpëbërjen e parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme së bashku me ato presidenciale. Këtë vendim e mori Komiteti Ekzekutiv dhe ai Qendror në mbledhje ku është shqyrtuar situata politike dhe ekonomike në vend tha kreu kësaj partie Hristjan Mickovski.
 
“Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Maqedoni më të mirë do të kërkojnë nga parlamenti menjëherë kryeministri aktual Zoran Zaev të jep dorëheqje, formimin e Qeverisë teknike dhe në të njejtën kohë do të ngrejë inicijativë për shpërbërjen e Parlamentit  dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale me të njejtin shpenzim”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE.
 
Sipas Mickovskit LSDM-ja e ka mundësinë të tregojnë se a janë për ballafaqim,  dhe të tregojnë Kush ik nga zgjedhjet. Ai nuk tregoi çka më tej do të bëjë kjo parti nëse nuk pranohet kërkesa e tyre.
 
NAIM RAMADANI