Maqedoni
Reste të reja nga fruthi, mjekët apelojnë për vaksinim, Filipçe: Mbesa ime është e vogël nuk u vaksinua
27.01.2019 18:10
Gjatë ditës së djeshme në Klinikën për Sëmundje Infektive janë regjistruar edhe 6 raste të reja nga fruthi....

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën për Sëmundje Infektive janë regjistruar edhe 6 raste të reja nga fruthi, ndërsa edhe 3 të tjerë janë kontrolluar nëpër ambulanca, por kanë pasqyrë të qartë klinike të fruthit. Gjithashtu siç bëjnë të ditur nga ministria, vogëlushja tetë muajsh e cila është me astmë dhe është prekur nga fruthi dhe variçela është në gjendje të mirë dhe stabile. Për momentin, gjithsej në klinikë janë të shtrirë 24 pacient të prekur nga fruthi. Mjekët vazhdojnë apelin për vaksinim duke theksuar se vaksinat janë të sigurta.
“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, një epideni të tillë kemi pasur edhe në vitin 2011, edhe atëher I kemi dhënë nga tre doza edhe atë: një dozë para se të mbushë fëmija një vjet, dhe dy doza të tjera deri në 18 muaj. Prindët duhet ta dinë se fëmijët e pa vaksinuar sigurishtë se do të preken nga morbili, ndërsa vaksinimi kryhet vetëm tek fëmijët e shëndoshë”, tha një mjeke.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, disa here ka apeluar për vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MRP, ndërsa pjesë të fushatës e kishte bërë edhe mbesën e tij të vogël fotografinë e së cilës e kishte publikuar në rrjetet sociale duke u vaksinuar. Por në një intervistë për radion europa e lire minsitri Filipçe thot se mbesa e tij megjithate nuk e ka pranuar vaksinën MRP sepse ende është e vogël.
“Gjithmonë është mirë të tregohet me një shembull personal se diçka është e vërtetë, se diçka është një hap i vërtetë dhe se diçka është një politikë e vërtetë. Në këtë drejtim ishte vaksinimi i mbesës sime, e cila është ende e vogël dhe nuk mund të vaksinohet nga MRP, por njoftimi ishte që ne, si autoritete shëndetësore, të sigurojmë të gjithë qytetarët, prindërit e fëmijëve të vegjël se vaksinat janë të sigurta", tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Por VMRO-DPMNE ka kritikuar Minsitrin për mënyrën e promovimit të vaksinave kundër fruthit, por edhe për dëmtim të sistemit shëndetësor.
"Me sjelljen tuaj jo adekuate vetëm dërgoni porosi të gabuara, e rrisni pasigurinë e pridërve edhe ashtu të shqetësuar dhe bëni dëm të pa përmirësueshëm të sistemit shëndetësor për të cilin ju jeni përgjegjës. Në periudh kur është shpallur epidemia e fruthit ju lejuat që klinika e fëmijëve të mos aplikojë masa që janë apraparë me ligj", tha Lençe Nelloska nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së Minsitri Filipçe dhe kryeministri Zaev po sillen në mënyrë skandaloze me shëdnetësinë. Por në një reagim të LSDM-së thuhet se pikërisht politikat e dështuara të VMRO-së derisa ishte në pushtet e kanë shkatruar sistemin shëndetësor. Kaosin që e ka krijuar VMRO-DPMNE në sistemin shëndetësor ka sjellur pasoja katastrofale që rezultuan edhe me mbi 15 mijë fëmijë të pa vakcinuar për vetëm 11 vite. Sipas LSDM-së epidemia e fruthit është nën kontrollë ndërsa po importohen vaksina dhe ilaçe kualitative.
FITIM KRYEZIU
