Botë

Brazil, rrezik për shembjen e pendës së dytë

27.01.2019 18:43

Autoritetet në Brazil kanë paralajmëruar mijëra persona të evakuuohen nga rreziku i shembjes së pendës sërish....

Autoritetet në Brazil kanë paralajmëruar mijëra persona të evakuuohen nga rreziku i shembjes së pendës sërish, disa ditë pas ngjarjes që la të vdekur 37 persona dhe shumë të zhdukur.
 
 Të premten, shembja e pendës në një minierë hekuri, shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë. Zyrtarët lokalë paralajmëruan rrezik nga niveli i lartë i ujërave dhe kanë urdhëruar mbylljen e urave.
 
Të dy pendat i përkasin minierës më të madhe në Brazil, Vale. Kompania ka ngrirë një shumë nga buxheti për t’i dalë në ndihmë punonjësve dhe për të përmirësuar dëmet. Ende nuk është e qartë se cfarë e shkaktoi shembjen e pendës së parë në Brumandino, që ka 39,000 banorë.