Vihet gurthemeli i “Pro Compo Technologies” në ZTIZH
Me një ceremoni solemne, do të bëhet sot hedhja e gurthemelit për ndërtimin e kapaciteteve...

Me një ceremoni solemne, do të bëhet sot hedhja e gurthemelit për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të kompanisë “Pro Compo Technologies” në Zonën Teknologjike Industriale Zhvillimore në Tetovë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila premton dhe hapjen e shumë vendeve të reja të punës për qytetaret e Maqedonisë perëndimore, do të merr pjesë edhe vetë ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, si dhe personalitete të tjera të rëndësishme nga jeta politike në vend.
Investimet fillestare në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës, kapin vlerën prej rreth 5 milion euro. Kompania merret me prodhimin e materialeve kompozuese dhe në fazën e parë do të hapë diku rreth 200-250 vende të reja të punës.
Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë, kohë të gjatë është nën thjerrëzën edhe të disa investitorëve të tjerë të huaj, të cilët kanë interesim për investime në këtë zonë.
Lidhur me këtë, kohë më parë për TVM2, drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida, ka deklaruar se 3 kompani veç më po negociojnë me Agjencinë e Investimeve të Huaja. Bëhet fjalë për kompani elektronike, farmaceutike dhe automobilistike.
