Kuvend, diskutohet interpelanca për ministrin Dimitrov

28.01.2019 09:34

Kuvendi Republikan në kuadër të seancës se sotme plenare do të diskutojë edhe për interpelancën...

Kuvendi Republikan në kuadër të seancës së sotme plenare, do të diskutojë edhe për interpelancën e ngritur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, për punën e ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Deputetët në kuadër të seancës duhet të debatojnë edhe për Iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve prej më së paku 150 mijë votuesve, për shpalljen e referendumit plotësues, për vendosjen e qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim vendimet për ndryshimin e vendimit për zgjedhje të presidentit, zëvendës presidentit, anëtarëve dhe zëvendësuesit e tyre të Komisionit për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.