Osmani për vizitë në Rumani

28.01.2019 10:35

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani ka nisur sot turneun me vizita....

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani ka nisur sot turneun me vizita në vendet kryesuese me presidencën e BE-së.

Osmani fillimisht po qëndron në Rumani, e cila aktualisht kryeson presidencën me BE-në, ndërsa më pas do të udhëtojë për Finlandë dhe Kroaci, që gjatë dy cikleve gjashtëmujore do të kryesojnë me presidencën e BE-së.

Zëvendëskryeministri Osmsni në Rumani takohet me homologun e tij George Camba, kryeministren Viorika Dancila, ministrin e jashtëm Teodor Meleshkanu si dhe përfaqësues të Kuvendit rumun.

Në fokus të takimeve është procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe sigurimi i përkrahjes nga vendet anëtare.