Apeli vendos për ankesën e Jankullovskës

28.01.2019 10:39

Në Gjykatën e Apelit mbahet seancë për ankesën e ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska....

Në Gjykatën e Apelit mbahet seancë për ankesën e ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, për aktvendimin e shpallur ndaj saj në rastin “Tanku”, ku ajo është e dënuar me 6 vite burg.

Aktvendimin për furnizimin e mercedesit e solli Këshilli Gjyqësor në krye me gjykatësen, Dobrilla Kacarska, me 8 tetor të vitit të kaluar.

Gjykata e shkallës së dytë mund ta konfirmojë vendimin e shkallës së parë, ta ndryshojë ose ta kthejë lëndën në rigjykim. Nëse Gjykata e Apelit e konfirmon dënimin, aktvendimi bëhet i plotfuqishëm dhe Jankullovska duhet ta vuajë. Megjithatë, në rast të tillë, ish-ministrja mund të kërkojë shtyrje të kryerjes së dënimit deri sa fëmija i saj të mbushë një vjet (deri në qershor të këtij viti), që është e lejuar sipas Ligjit për kryerjen e sanksioneve.

Së bashku me Jankullovsën, në këtë rast gjykoheshin edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, por për shkak shtatzënisë së rrezikshme, procedura për Jankullovskën u veçua.