Osmani për kryesimin e Rumanisë me BE-në: Presim konfirmim të vendimit për negociatat
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani....

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili ndodhet për vizitë pune në Rumani, pret konfirmim të vendimit për fillimin e negociatave me BE-në, gjatë kohës së kryesimit rumun.
Në takimin me kryeministren e Rumanisë, Viorika Dançila, Osmani përcolli bindjet e Maqedonia si vend - kandidat, do të japë kontribut të përshtatshëm në realizimin e prioriteteve rumune si kryesuese me BE-në, duke pasur parasysh se të njëjtat paraqesin vlera që në përgjithësi përputhen me prioritetet shtetërore të Maqedonisë.
“Mirënjohje të sinqertë edhe për iniciativën tuaj procesin e zgjerimit ta mbani lartë në agjendën tuaj kryesuese, si një element fondamental për sigurimin e prioritetit të dytë – Evropë të Sigurt”,- theksoi Osmani në takim, duke shprehur bindjen se Republika e Rumanisë, në mënyrë të pakthyeshme do të qëndrojë në histori si një vend nën pishtarin e të cilit, Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor këtë vit.
Osmani është takuar edhe me ministrin e deleguar për çështje evropiane, Xhorxhe Çamba, si dhe me ministrin për punë të jashtme, Teodor Maleshanku, ministren për fonde evropiane, Rovana Plumb, me kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane, Gabriela Kretu, si dhe me nënkryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Florin Lordake.
“Kishim mundësinë të diskutonim rreth projekteve konkrete, për mënyrën se si Rumania mund të ndihmojë Maqedoninë me eksperiencën e saj. Rumania është pro politikës së zgjerimit të BE-së, sepse ne i dimë mirë përfitimet që kishim nga anëtarësimi e duam t’i ndajmë këto eksperienca me vendet aderuese për në BE. Ne shpresojmë që Maqedonia e Veriut të marrë ftesë për anëtarësim në BE gjatë mandatit tonë të kryesimit me BE-në dhe kjo do të reflektonte pozitivisht në bashkëpunimin dypalësh”,- tha ministri i deleguar për çështje evropiane të Rumanisë, George Ciamba.
