Brazil, fillojnë kërkimet për personat e zhdukur

28.01.2019 11:49

Ekipet e shpëtimit kanë rinisur kërkimet për qindra njerëz që figurojnë ende të zhdukur....

Ekipet e shpëtimit kanë rinisur kërkimet për qindra njerëz që figurojnë ende të zhdukur nga shembja e një dige në juglindje të Brazilit të premten. Autoritetet ndaluan kërkimet për orë të tëra mes frikës se një digë tjetër në zonë rrezikonte të shembej. Rreth 3 mijë njerëz u evakuuan më pas, thanë zjarrfikësit.

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 250 dyshohet se mund të kenë vdekur në katastrofën e së premtes, në një minierë hekuri, afër qytetit të Brumadinhos. Të dy digat në kompleksin e minierave i përkasin Vales, firmës më të madhe minerare në Brazil.

Zyrtarët lokalë paralajmëruan rrezik nga niveli i lartë i ujërave dhe kanë urdhëruar mbylljen e urave. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e digës në Brumandinho, që ka 39 mijë banorë.