Shkup: Përkujtohet Dita e Holokaustit
Në Shkup përkujtohet sot dita e Holokaustit....

Në Shkup përkujtohet sot Dita e Holokaustit, duke nderuar viktimat e tmerreve të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u persekutuan dhe u vranë sistematikisht 6 milionë hebrenj nga regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kjo ditë kujton edhe guximin e atyre që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë dhe të tjerë nga kampet neziste të vdekjes. Kjo ditë shënohet sot në Shkup. Deri para Luftës së Dytë Botërore ka pasur një komunitet hebre që jetonte këtu.
Mbi shtatë mijë pjesëtarë të këtij komuniteti i ishin dorëzuar nazistëve në kampin e Treblinkës, në Poloninë e sotme.
Në Shkup, përmes një ekspozite u përkujtuan diplomatët të cilët kishin ndihmuar në shpëtimin e hebrenjve.
Me rastin e shënimit të Ditës së Holokaustit, Universiteti “Nënë Tereza” do të mbajë mbledhje komemorative, ndërkohë që në Qendrën e Holokaustit do të mbahet panel diskutimi me temë “Luftë kundër anti-semitizmit dhe shtrembërimit të ngjarjes së Holokaustit”.
