Botë

Dasma kthehet në mort, 15 të vdekur në Peru

28.01.2019 14:30

Një dasmë në qytetin peruan të Abancay-t ka përfunduar në tragjedi....

Një dasmë në qytetin peruan të Abancay-t ka përfunduar në tragjedi pasi muri i hotelit ku ishin mbledhur më shumë se 100 dasmorë u shemb duke vrarë 15 prej tyre dhe plagosur 29 të tjerë.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Alhambra Hotel, ku pothuajse gjysma e dasmorëve ishin në afërsi të murit në momentin që u rrëzua.
 
Media lokale raporton se në zonë ka pasur reshje të dendura shiu ditët e fundit. Autoritetet dyshojnë se muri i hotelit është shembur pikërisht nga rrëshqitja e dheut.
 
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan