Maqedoni

Mungesa e avokatëve, Apeli shtyn ankesën e Jankullovskës

28.01.2019 15:31

Gjykata e Apelit shtyu për më 25 shkurt seancën gjyqësore në të cilën duhej të rishqyrtohej....

Gjykata e Apelit shtyu për më 25 shkurt seancën gjyqësore në të cilën duhej të rishqyrtohej ankesa e ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovskës, e dënuar me 6 vite burg në rastin “Tanku” nga Gjykata Themelore. Arsyeja e anulimit ishte mungesa e avokatëve të Jankullovskës, Boro Tasevski dhe Sanja Aleksiq.
 
Gjykatësja, Cvetanka Periq, sqaroi se Aleksiq e kishte informuar gjykatën për probleme shëndetësore, ndërsa Tasevski nuk ishte i pranishëm për arsye private. 
 
Më 8 tetor të vitit të kaluar, Këshilli Gjyqësor në krye me gjykatësen, Dobrilla Kacarska, solli aktvendimin për furnizimin e mercedesit luksoz. Për këtë rast, përveç Jankullovskës, Gjykata e shkallës së parë dënoi me 2 vite burg edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, dhe ish-ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski, me 6 vite e gjysmë burg, ku më pas Apeli e uli dënimin e Popovski në 4.5 vite burgim. Tani Gjykata e Apelit do të duhet të marrë vendim, ta konfirmojë vendimin e shkallës së parë ose ta kthejë lëndën për Jankullovskën në rigjykim.
 
REXHEP QAMILI