Botë

Në Japoni rrëshqet dheu, 36 të vdekur

21.08.2014 14:18

36 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur...

36 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Hiroshima të Japonisë.
 
Shirat e dendura  kanë shkaktuar rrëshqitje toke në Hiroshima, duke bërë që shumë shtëpi të zhvendosen nën baltë dhe shkëmbinj.
 
Deri më tani rezultojnë  36 viktima, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po punojnë të gjetur dhe shpëtuar sa më shumë persona. Meteorologët paralajmërojnë një tjetër rënie shiu që mund të shkaktojë rrëshqitje më të mëdha toke.
 
Mediet japoneze bëjnë të ditur se reshjet e rëna deri më tani në disa pjesë të qytetit, rezultojnë të kenë arritur nivelin më të lartë të tyre të regjistruar ndonjëherë, 204 milimetra shi në 3 orë.