Ekonomi
Vendi për t’u bërë konkurrues në tregun global, Shterjova: Duhet digjitalizimi i kompanive
28.01.2019 17:10
Vendi ynë për t’u bërë me konkurrues në tregun global duhet të ketë vlerësim të digjitalizimit...

Vendi ynë për t’u bërë me konkurrues në tregun global duhet të ketë vlerësim të digjitalizimit të kompanive dhe më pas një program për digjitalizimin e tyre, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Ky aktivitet i OEM është iniciuar nga forumi i fundit i mbajtur në Vjenë, ku Austria pranoi të ndajë përvojat e veta në digjitalizimin dhe arsimin e dyfishtë me kompanitë nga Ballkani Perëndimor. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se nuk mund të priten rezultate të mira në një kohë të shkurtër, sepse Maqedonia dhe kompanitë nga vendet fqinje janë larg trendeve të digjitalizimit të kompanive në mbarë botën.
“Ajo që është e rëndësishme është të kapim trendin e këtyre proceseve dhe të fillojmë të punojmë në zhvillimin e ndërgjegjësimit të kompanive, se është e nevojshme të implementohet procesi i transformimit digjital, në mënyrë që të ruhet konkurrenca e tij në tregjet globale”,- tha Tatjana Shterjova nga OEM.
Shterjova shpjegoj se për këtë projekt janë ndarë të holla për trajnimin e konsulentëve dhe kompanive në të cilat do të implementohet së pari procesi i digjitalizimit.
SEDAT SELIMI
