Maqedoni
Njohja e patentave të shoferëve, Maqedonia e Kosova nënshkruajnë marrëveshjen
28.01.2019 17:24
Maqedonia dhe Kosova do të njohin në mënyrë reciproke patentat e shoferëve...

Ministrat e brendshëm të të dy vendeve, Ekrem Mustafa dhe Oliver Spasovski, nënshkruan në Prishtinë marrëveshjen për njohjen e patentave të shoferëve, si dhe një memorandum për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Për ministrin Spasovski, nënshkrimi i këtyre dokumenteve konfirmon përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për promovimin e bashkëpunimit dypalësh të rajonal me të gjitha vendet fqinje.
“Ky proces ka filluar shumë kohë përpara dhe do të vazhdojë me kapitull të ri. Është një akt ndërkombëtar që dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve. Gjatë realizimit të kësaj të drejte, besojmë që ky hap do të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”,- tha ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski.
Ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa, tha se këto marrëveshje, që u nënshkruan në Prishtinë, janë një mundësi e mirë për ngritjen e besueshmërisë ndërmjet dy vendeve.
“Kjo u ofron qytetarëve një komoditet më të mirë për të qarkulluar dhe për t’i kryer punët e tyre të përditshme rreth qarkullimit në territorin e Maqedonisë dhe territorin e Kosovës, për shkak se lidhjet mes Maqedonisë dhe Kosovës janë lidhje mjaft të mëdha”,- u shpreh ministri i punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Ekrem Mustafa.
Në vitin 2016, Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim.
ZEKIRIJA MEXHITI
