Maqedoni

50 milion denarë për mediumet e shtypura, 11 gazeta pranojnë mjete për shpenzimet

28.01.2019 17:30

11 gazetave ditore ju ndahen mjete për shpenzimet e tyre, ndërsa 2 gazetave....

11 gazetave ditore ju ndahen mjete për shpenzimet e tyre, ndërsa 2 gazetave, asaj  Porta3 dhe Vizion M Shenja nuk u është pranuar kërkesa për arsye të mosplotësimit të kritereve. Ministri, Robert Popovski, dhe kryetari i Shoqatës së mediave të shkruara, Lirim Dullovi, theksuan se nga programi i vitit 2018 në dispozicion kanë qenë 50 milion denarë për t’i paguar shpenzimet e mediave të shtypura, duke u bazuar në faturat e vitit 2017. 
 
“Qeveria është e hapur për të mbështetur mediat, gazetarinë dhe profesionin e gazetarisë, tek punonjësit e medias, maksimalisht, pa menduar kurrë për të bërë ndonjë ndikim në politikat editoriale, mediumeve të shkruara u janë kthyer të hollat e shpenzimeve që i kanë bërë”,- tha ministri pa resor për komunikim, Robert Popovski.
 
“Me realizimin e programit, sot mund të themi se shpresa për mediat e shkruara është kthyer. Në bashkëpunim me Qeverinë, kemi arritur të gjejmë një model që në të ardhmen do të vlerësohet puna jonë në të gjitha vendet e BE-së. Për një periudhë të gjatë kohore qeveritë po i ndihmojnë mediat e shkruara”,- tha kryetari i Shoqatës së Mediave të Shkruara, Lirim Duvolli.
 
11 gazeta kanë pranuar mjete për shpenzimet e tyre, në mesin e të cilave edhe gazeta Koha, Lajm dhe Zaman. 
 
REJHANE BUSHI METAJ