Botë
Brazil, 58 të vdekur pas shembjes së një dige
28.01.2019 18:55
Bilanci provizor i katastrofës së Brumadinhos, në juglindje të Brazilit arriti në 58 të vdekur dhe 305 të zhdukur...

Kërkimet kanë rifilluar pas pezullimit nga frika se mund të shembet një digë e dytë. “Aktualisht ka 58 të vdekur dhe 305 persona të shpallur të zhdukur, ky numër u rrit sepse u shtuan familjet që nuk ishin në listën fillestare”, deklaroi për median nënkoloneli, Flavio Godinho, zëdhënës i mbrojtjes civile në shtetin Minas Gerais, i ngarkuar me organizimin e ndihmës.
“Për më tepër, numri i personave të vdekur me siguri që do të rritet, është zbuluar një autobus me një numër të pacaktuar trupash”, njoftoi ky zëdhënës. Bilanci i i mëparshëm zyrtar ishte 37 të vdekur dhe 287 të zhdukur.
