Maqedoni
VMRO do të garojë në presidenciale, Mickovski: Kandidati do të dihet më 16 shkurt, LSDM do t’i humb zgjedhjet
29.01.2019 16:57
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, konfirmon pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhjet presidenciale....

Akoma vazhdon konkursi i partisë për kandidat presidencial, ndërkaq Mickovski do të mbështesë kandidatin që do të zgjidhet në konventën e partisë. Në intervistën për servisin publik, Mickovski tha se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lideri i opozitës maqedonase kërkoi shpërbërje të kuvendit. Ai akuzoi LSDM-në se nuk është e gatshme për zgjedhje pasi do t’i humb.
“Dëshirojnë të vjedhin votat e qytetarëve, të instalojnë person të dëgjueshëm për president dhe deri në fund të shkatërrojnë shtetin ligjor dhe sundimin e së drejtës. Ky është qëllimi kryesor, andaj nuk janë të gatshëm të organizojnë zgjedhje ku do të kishim qeveri teknike me ministër të punëve të brendshme, me propozim të opozitës. E dinë se do t’i humbin zgjedhjet sikurse presidenciale por edhe parlamentare. LSDM do të shkojë në këto zgjedhje nëse atë proces do të tentojë ta manipulojë. Do të mbështesë atë kandidat i cili do të fitojë në konventën e 16 shkurtit dhe ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, të bashkohemi dhe t’ua bllokojmë rrugën këtyre personave të cilët sot i udhëheqin institucionet në Maqedoni”,- tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Nga LSDM konsiderojnë se manipulimet zgjedhore janë simbol vetëm i VMRO-DPMNE-së, për të cilat edhe po ndiqen në institucionet gjyqësore. Nga LSDM thonë se Mickovski është i vetëdijshëm
MERAL ISMAILI
