Maqedoni

Sistem i ri tatimor, regjistrimi i tatimeve do të thjeshtësohet

29.01.2019 17:48

Për një administratë efikase tatimore, gjëja më e rëndësishme është të kuptohet pozicioni i administratës tatimore...

Për një administratë efikase tatimore, gjëja më e rëndësishme është të kuptohet pozicioni i administratës tatimore, sepse nga administrata tatimore varet funksionimi i ekzekutivit dhe shërbime publike. Kjo u tha në përfundim të projektit "Zhvillimi dhe ri-inxhinierimi i proceseve të biznesit të sistemit të ri të IT-së për taksat e integruara", i realizuar nga nëntori 2017 deri në shkurt 2019, që është financuar nga BE-ja. 
 
“Një sistem i tillë është shërbimi i orientuar drejt qytetarëve dhe zvogëlon rreziqet e evazionit fiskal. Kjo duhet t'i shërbejë interesave të taksapaguesve, të thjeshtësojë procedurat dhe të përmirësojë efikasitetin e sistemit tatimor. Në kohë vështirësish ekonomike për çdo qeveri është e rëndësishme të përmirësohet sistemi i taksave ose parimet e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit”,- tha përfaqësuesi i BE-së, Frek Janmat.
 
“Falë këtij projekti, do të arrihet mbledhja maksimale e taksave dhe reduktimi i ekonomisë gri. Për qytetarët dhe personat juridikë, procedurat e regjistrimit të taksave dhe pagesave do të thjeshtohen dhe kështu do të kursejnë kohë të vlefshme”,- theksoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
 
Njëherit u theksua se sistemi i ri tatimor do të kontribuojë në arritjen e synimeve të ri-inxhinierimit të proceseve të biznesit, do të mundësojë zhvillimin e proceseve të thjeshta dhe efikase në përputhje me standardet e BE-së, sistemin e integruar të IT-së për menaxhim dhe shërbime më të mira për tatimpaguesit.
 
REJHANE BUSHI-METAJ