Ekonomi
Lidhja e Odave Ekonomike: Të parandalohet ikja e kompanive nga vendi
29.01.2019 18:14
Gjendja politike jostabile në vend tashmë sa vite ka rënduar ekonominë e vendit, e veçanërisht sektorin privat....

Gjendja politike jostabile në vend tashmë sa vite ka rënduar ekonominë e vendit, e veçanërisht sektorin privat, ku shumë kompani planin strategjik të veprimtarisë së tyre tashmë kanë filluar ta krijojnë dhe t’ia përshtatin vendeve fqinje, si Serbisë dhe Bullgarisë, për arsye të ambientit më të përshtatshëm për biznes. Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon nga Qeveria që në afat sa më të shkurtër kohor t’i kushtohet klimës së biznesit në vend, me qëllim parandalimin e ikjes së kompanive nga vendi por dhe të fuqisë punëtore.
“Kompanitë seriozisht mendojnë që të largohen nga vendi, tashmë kanë filluar dhe procedurat për gjetjen e një mjedisi më të sigurt në Serbi dhe Bullgari, pasi që gjendja politike e ka rënduar në maksimum biznesin në vend. Problem tjetër që përballen kompanitë në vend është dhe migrimi i fuqisë punëtore, i cili po vazhdon me një trend të rritjes. Andaj i bëj thirrje qeverisë se para marrjes së çdo vendimi politik që ka të bëjë me ekonominë të konsultohet me përfaqësuesit e bizneseve të vendit”,- deklaroi kryetarja e OEM-së, Daniella Arsovska.
Oda Ekonomike e Maqedonisë gjithashtu potencon se përveç zgjedhjeve presidenciale që gjithashtu do të ndikojnë negativisht në ekonomi, vendit për momentin nuk i nevojiten zgjedhje të tjera por në qoftë se ndodh e kundërta me automatizëm dy kuartalet e para të vitit ekonomia nuk mund të realizojë rritjet e pritshme.
GAZMEND REXHEPI
