Maqedoni

Opozita me interpelancë ndaj Dimitrovit, shumica në mbrojtje të shefit të diplomacisë

29.01.2019 18:47

Dështoi interpelanca e deputetëve, e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë kundër ministrit për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov...

Kuvendi me xx vota “për” dhe xx vota “kundër”, hodhi poshtë kërkesën për shkarkimin e shefit të diplomacisë. 
 
Gjatë elaborimit të kërkesës për interpelancë, deputetët e VMRO-së akuzuan Dimitrovin se funksionin ministër për punë të jashtme e kryen pa ndërgjegje, joprofesionalisht dhe në kundërshtim me interesat maqedonase, dhe se është ministri i vetëm që në formë prepotente ka lënduar kombin maqedonas.   
 
“Nikolla Dimitrov, nga kjo foltore, pa turp. Kombin maqedonas e quajti të kompleksuar dhe e gjithë kjo për shkak të asaj që maqedonasit nuk duan të ndryshohet emri i shtetit. Për Nikolla Dimitrovin, nuk janë me komplekse ato kombe që me çdo kusht duan të fshijnë çdo gjë që është maqedonase”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Mirëpo, Dimitrov hodhi poshtë pretendimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ai sqaroi se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti në rastin kur ai ka akuzuar qeverisjen e VMRO-së, se me antikuizimin e Maqedonisë dhe me objekte stiropoli nuk ndërtohet identiteti maqedonas.    
 
“Për fat të keq do të duhet të përsërisim 100 herë të vërtetën që të mos lejojmë që gënjeshtra e përsëritur 100 herë të bëhet e vërtetë. Të gjithë e dimë kontekstin e atij debate. Janë dy probleme të mëdha me politikën e antikuizimit. Ideologjia që të hapim rrugën para krahas problemit me emrin, me antikuzimin u bë i pamundur. Dhe e dyta, antikuizimi, në emër të mbrojtjes së identitetit e kompromitoi identitetin brenda, atë që ne e mësonim kur ishim nxënës.”,- theksoi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Për deputetët e koalicionit të kryesuar nga LSDM, opozita po sulmon kandidatin e mundshëm për president. Për VMRO-në, shumica përmes Dimitrovit po mbron politikat e veta, siç thonë, në dëm të interesave kombëtare.  
  
“Të kërkosh interpelancë për herë të dytë, për ministrin Dimitrov, fillimisht pas 100 ditë qeverisje, pak para zgjedhjeve lokale, ndërsa tani për dy ministra që janë kandidatë potencialë për president para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, është komike dhe stupide, pasi kërkohet interpelancë për njeri i cili hapi dyert dhe afirmoi politikën e jashtme të Maqedonisë në rajon, Ballkan dhe më gjerë”,- theksoi deputeti i PPBQM-së, Ilija Nikollovski.
 
“Pse e lëvdoni?! Sepse duke lëvduar figurën dhe veprën e ministrit Dimitrov e lani ndërgjegjen tuaj? Ndërgjegjen, e cila duhet t’u brejë për shitjen e Republikës së Maqedonisë”,- tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Sllagjana Mitovska.
 
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë parashtruan interpelancë për punën e ministrit për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi konsiderojnë se funksionin ministër për punë të jashtme e kryen pa ndërgjegje, joprofesionalisht dhe se me Marrëveshjen e Prespës ka dëmtuar interesat maqedonase.
 
SHPËTIM NUREDINI