FUTBOLL
Maribori i Agim Ibraimit luan baraz ndaj Sëlltikut
21.08.2014 14:44
Celtic që hyri në play-off vetëm si pasojë e pezullimit të Legia Varshavës tani e gjen veten shumë pranë fazës së grupeve të Champions pas barazimit 1-1 në Slloveni me Maribor e AGIM Ibraimit. Skocezët u treguan të shpejtë teksa shënuan me Mekgregorin që në minutën e 6-të.
Agimi me shokët megjithatë nuk qëndroi për shumë kohë, duke pësuar në minutën e 6`të, kur për mysafirët shënopi Mekregor, teksa në të 15tën vendasit barazuan përmes Boharit.

Celtic ishte më kërkues në pjesën e mbetur të takimit por nuk arriti të shënojë dot golin e fitores, që do t’i kishte dhënë më shumë qetësi sfidës kthyese.
Nga ana tjetër, për Mariborin, në dy raste u kanos Ibraimi, në pjesën e parë me një gjuajtje nga distance, ndërsa në të dytën, me kokë prej zonës, por në të dyja orvatjet u ndal nga portieri kundërshtar.
Zeniti Shën Petërburgut gjithashtu është me një këmbë në raundin tjetër pasi fitoi 1-0 në transfertë ndaj belgëve të Standart Liege. Golin e fitores për ekipin rus e shënoi Shatov në minutën e 16-të.
Në sfidën mes Aalborg dhe APOEL Nikozias danezët e nisën shumë mirë ndeshjen teksa zhbllokuan rezultatin që në minutën e 16-të me anë të Thelanderit.
Pavarësisht dominimit të tyre, golin e shënuan miqtë e Apoelit, që në goditjen e parë në portë në minutën e 54-t barazuan rezultatin me Vinicius.
Bate Borisov, hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit pasi barazoi në transfertën sllovake me Slovan Bratislava.
Jablonsky në të 44-ën befasoi vendasit me golin e epërsisë ndërsa në pjesën e dytë bjellorusët patën më shumë se një rast për të mbyllur takimin por nuk e bënë dicka të tillë duke lejuar Slovanin të barazojë në të 80-ën me Vittek.
Gjithcka u mbyll 1-1 dhe pas një jave Bate do të ketë në favor golin ne fushë kundërshtare.
ARTAN ZIBERI