Cipras: Marrëveshja e Prespës, dëshmi se ekzistojnë zgjidhje evropiane

30.01.2019 12:43

Nga Samiti i pestë i vendeve të Jugut, që po mbahet në Qipro, kryeministri grek, Aleksis Cipras....

Nga Samiti i pestë i vendeve të Jugut, që po mbahet në Qipro, kryeministri grek, Aleksis Cipras, dërgoi porosi se Marrëveshja e Prespës tregon se ekzistojnë zgjidhje evropiane përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
 
“Porosinë që e dërgojmë sot, këtu është porosi e hapërimit të përbashkët në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta evropiane. Porosia që e dërgon tentimi i suksesshëm që e kishim lidhur me dallimet 30-vjeçare për emrin me Maqedoninë e veriut, gjithashtu është porosi se ekzistojnë zgjidhje evropiane përmes dialogut dhe përmes mirëkuptimit të ndërsjellë”,- porositi kryeministri grek.
 
Aleksis Cipras në konferencën e sotme për shtyp me presidentët e Qipros dhe Francës, kryeministrat e Italisë, të Maltës dhe Portugalisë dhe shefin e diplomacisë spanjolle, tha se beson në Evropën që “mund të japë zgjidhje, në vend që të fundoset në introversion, Evropa e cila do të mundet, përveç që t’i zgjidhë problemet e saj, të luajë rol thelbësor në skenën ndërkombëtare, si shtyllë e paqes dhe stabilitetit.