Garë në liqenin e ngrirë në Kinë, 1100 persona sfidojnë akullin
30.01.2019 13:44
Kina u bë vendi organizator i një gare të veçantë në liqenin e ngrirë Xhing-po në Ning’an....

Mbi 1100 persona morën pjesë në Garën e Xhingpo Lake International Ice Race, një garë kjo që zhvillohet për herë të parë në vendin aziatik.
Pjesëmarrësit garuan në disiplinën e gjysmëmaratonën dhe në një garë tjetër të gjatë 5 km ku u deshën të përballojnë vështirësinë e vrapimit mbi akull në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Por liqeni i grirë Xhingpo nuk priti vetëm vrapuesit, por u bë skena edhe e një sërë eventesh dhe spektaklesh të tjera sic ishte ajo e disa makinave që u shfaqën në akull duke bërë rrotullime të shumta.
