Trajektorja”, lexohen SMS e të pandehurve për rastin
Në seancën e sotme për rastin “Trajektorja” të PSP-së....

Në seancën e sotme për rastin “Trajektorja” të PSP-së, që ka të bëjë me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci-Shtip, vazhdoi leximi i porosive telefonike mes ish-ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dhe personave të tjerë.
Mes mesazheve telefonike ishte edhe ai i komunikimit të Janakievskit me ish-ambasadorin e Maqedonisë në Kinë, Oliver Shambovskin. Porositë telefonike të prezantuara sot i takojnë periudhës 2012-2013 dhe kishin të bënin me marrëveshjen e kompanive kineze dhe kredive për ndërtimin e pjesëve të autostradës.
Në seancën e radhës, të caktuar për më 5 shkurt, pritet të prezantohen mesazhet komunikuese me palët e tjera të Vlladimir Peshevskit, ndërsa më pas edhe analizat PSP-së dhe mbrojtjes.
Të akuzuar në këtë lëndë janë Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupço Georgievski, që sipas akuzës së ngritur nga Specialja, në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kompetencat e tyre, në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinoci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, duke i shkaktuar një dëm prej së paku 155 milionë euro buxhetit të shtetit.
