Maqedoni

Bullgaria miratoi Protokollin anëtarësues të Maqedonisë në NATO

30.01.2019 13:43

Qeveria e Bullgarisë, e para e miratoi propozim Protokollin e Marrëveshjes Veriatlantike për aderim të Maqedonisë në NATO....

Me të njëjtin vendim, Këshilli i ministrave në Bullgari ka autorizuar administratorin e përkohshëm të Delegacionit të përhershëm në NATO të nënshkruajë Protokollin për aderim, informojnë mediat bullgare. Pasi ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s të nënshkruajnë protokollin, do të vijojë miratimi i dokumentit në parlamentet nacionale të shteteve.
 
Procesi i ratifikimit të protokollit do të jetë i shpejtë. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë atë. Pas përfundimit të procesit të ratifikimit, Maqedonia do të mund të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin që do të mbahet në qershor.