Maqedoni
Gjykata Supreme: PSP nuk mund të ngrejë akuza pas afatit 18 mujor
30.01.2019 18:42
Ekipi i prokurores speciale, Katica Janevës, nuk mund të hap hetime...

Ekipi i prokurores speciale, Katica Janevës, nuk mund të hap hetime dhe të ngrejë akuza pas skadimit të afatit 18 mujor të PSP-së. Ky është vendimi i Gjykatës Supreme, i cili u soll pas dyerve të mbyllura.
“Prokuroria Publike për Ndjekjen e Veprave Penale, e cila ka të bëjë dhe rezulton nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, mund të ngrejë aktakuza dhe të udhëzojë ndalesa të procedurave të tjera hetimore, në periudhë jo më shumë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve nga kompetencat e saj, si kusht komulativ, i cili nuk mund të tejkalohet duke llogaritur nga dita e marrjes së materialeve nga përgjimet e paautorizuara të nenit 2 të Ligjit për Prokurorinë Publike. Pas skadimit të afatit 18 mujor, Prokuroria nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e punëve të Prokurorisë Publike për veprimet para hetuese dhe hetimore, të parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale”.
Avokatët, Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të cilët janë mbrojtës të të akuzuarve për shumë lëndë të PSP-së e që dorëzuan këtë nismë në Gjykatën Supreme thanë se ky vendim duhet zbatuar sa më parë.
“Sipas Ligjit me të cilin janë themeluar, PSP ka kompetenca të vazhdojë t’i procesojë të gjitha procedurat gjyqësore për të cilan ka ngritur aktakuza, respektivisht më datën 30. 06., ose kur kanë filluar me veprimet. Këtu tani po paraqitet edhe një problem tjetër, sepse bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme, kërkohet plotësimi i kushtit komulativ, që do të thotë plotësimi i afatit 18 mujor nga momenti i marrjes së materialeve të përgjuara dhe kjo do të thotë se duhet rishqyrtuar edhe lëndët e tjera të hapura brenda këtij afati”,- tha avokati, Ellenko Millanov.
Sipas Katica Janevës, lëndët të cilat rrezikojnë për të mos procesuar më tej në gjykatë për shkak të skadimit të afatit të PSP-së për të ngritur akuza janë: “I fuqishëm”, “Pacient”, “Dhurata”, “Propaganda”, “Harmonia”, “Stacionet bazë”, “Rengen” dhe “Talir 2”. Nga PSP ende nuk e komentojnë vendimin e Gjykatës Supreme, ndërsa për avokatët e kësaj iniciative mbetet çështje e hapur nëse PSP do të mund t’i dorëzojë këto lëndë në Prokurorinë Themelore Publike.
REXHEP QAMILI
